Gruas nga Elbasani “i humbet” burri, denoncon në Polici pas 8 ditësh
Zhduket një tjetër person nga shtëpia. Zhdukja e radhës ka ndodhur në fshatin Xibrakë, Elbasan. Sipas Policisë Vendore, mësohet se gruaja me inicialet A. P., 42 vjeçe, banuese në fshatin Xibrakë, kallëzon se më datë 01. 10. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, Xh. P., 51 vjeç.
Policia bën të ditur se po punon për gjetjen e tij, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08. 10. 2018, shtetasja A. P., vjeçe 42, banuese në fshatin Xibrakë, kallëzon se më datë 01. 10. 2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti, Xh. P., vjeç 51. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
KOHA JONË SONDAZH

