Gruevski shtyn vizitën në Tiranë
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski e ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë. Axhenda e parashikonte që ai të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar pasditen e së mërkurës ndërsa do të merrte pjesë edhe në darkën hapëse të Forumit Ekonomik të Vjenës. Kabineti i kryeministrit maqedonas e konfirmoi në momentet e fundit se kreu i qeverisë së Shkupit e shtyu udhëtimin për mëngjesin e së enjtes. Sipas burimeve shkak është bërë axhenda e tij e brendshme për shkak të zhvillimeve politike në Maqedoni
KOHA JONË SONDAZH

