Grumbullimet në Berat për PS-në/Rama asnjë fjalë për shkelësit, por shkon i përqafon (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte ndodhet në qarkun e Beratit, ku ka inspektuar nga afër rindërtimin e rrugës Roskovec-Poshnje, i shoqëuar nga kandidatët e tij për deputetë Blendi Çuçi dhe Nasip Naço.

Gjatë rrugës, Rama është pritur nga disa dhjetra banorë, që kishin dalë për ta parë nga afër. Në një kohë që Rama kritikon kreun e PD-së për grumbullimet, sot nuk tha asnjë fjalë për mbledhjet e njerëzve në emër të PS-së. Madje në një moment, kreu i qeverisë afrohet tek një i njohur dhe duke e përqafuar, i kërkon “rezultate” gjatë zgjedhjeve.

“Si je si dukesh? Skuadrat këtë punë kanë, të forcohen… Gjithë ajo që unë mezi pres më 25 prill është të shoh ça bëni iu kur jeni bashkë (nënkupton kalimet e LSI tek PS në Berat),”-thotë Rama në video.

SHKARKO APP