Grupet kriminale, Veliu tek Krimet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u tha gazetarëve se shumë shpejt do ketë zhvillime interesante sa i takon goditjes së grupeve kriminale. Sakaq, sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 “Forca e Ligjit”, në bashkëpunim me policinë gjermane, po zhvillojnë një operacion për goditjen e dy grupeve të fuqishme kriminale, ndërsa priten arrestime në Shqipëri. “Ne vijmë dhe bëjmë takime. I kemi partnerë”, tha Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu ishte te kjo Prokurori edhe dy ditë më parë ku dëshmoi për çështjen “Babalja” dhe akuzat e Fredi Alizotit në një videopërgjim. Burime nga Policia e Tiranës, pohon se brenda javës së ardhshme, do përfundojnë të dy operacionet për goditjen e grupeve kriminale. Deklarata e Xhafajt për goditjen e grupeve kriminale të trafikut të drogave të forta si kokainë, u bë gjatë takimit me kreun e Policisë gjermane, Dieter Romann.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?