Grupet lidhje me Çekajn dhe me 1,8 ton kokainë

”Deutche Welle” i ka kushtuar një artikull të zgjeruar operacionit ”Vol-vo 4”, i cili u finalizua me arrestimin e 34 personave, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 10 të tjerë. Sipas medias gjermane, ndikim të madh në nxitjen e arrestimeve kanë pasur veçanërisht autoritetet gjermane, ndërsa për herë të parë zbulohet se

“Një precedent kuptimplotë i rezultateve pozitive nga bashkëpunimi dypalësh është ai i sekuestrimit nga policia në shkurt të këtij viti, në Durrës, të 613 kg kokainë, që vinte nga Kolumbia, e destinuar për në Gjermani. Pas 3 muajsh policia gjermane sekuestroi në Bavari 1,8 ton kokainë, të fshehur, po në të njëjtën mënyrë, si në rastin e Durrësit: në kuti bananesh”, zbulon DW.

”DW” kujton se Shqipëria u shndërrua brenda 15-20 viteve të fundit në një nga vendet që kryeson në botë trafikun e lëndëve narkotike. UNODC ( UN Office on Drugs and Crime ) në Raportin vjetor 2017, ”Problemi i Drogës, Krimit të Organizuar, Flukseve të Paligjshme Financiare, Korrupsionit dhe Terrorizmit ” thekson: “Grupet kriminale të Shqipërisë janë në vend të parë në trafikun botëror të hashashit, heroinës dhe në të tretin në trafikun e kokainës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?