Grupet mafioze dhe 120 vrasjet pa autorë, Nano bën bilancin e parë si kryepolic

Këtë të mërkurë para deputetëve në Komisionin e Sigurisë, që pas marrjes së postit në fillim të muaj tetor, ishte kryepolici Gledis Nano ku dha llogari për vrasjet dhe sigurinë në vend, si edhe tregoi se ku gjendet Policia e Shtetit. Për të krimet e bujshme si politike apo dhe kriminale, janë sekrete hetimore. Po ashtu ai tha se gjatë vitit të fundit janë rritur me 60% krimet nga grupe mafioze.

Deputetët e pyetën edhe për vrasjen monstruoze të 8-vjeçsrit Mateo, për të cilën tha se ka patur të dhëna se Klodian Çalamani ka qenë hajdut banesash, nuk ka patur kallëzime për krime të natyrës abuzime seksuale.

”Klodian Çalamani ka qenë në vëmendje të policisë në vazhdimësi. Të gjitha sinjalizimet për të kanë qenë raste të vjedhjeve për të. Në 22 tetor është kontrolluar nga punonjësi i patrullës dhe nuk ka pasur probleme, gjashtë kontrolle të dokumentuara”.

Po ashtu Nano dha shifra shqetësuese për sa i përket krimeve nga grupet e strukturuara kriminale. Janë evidentuar 60% më shumë krime nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale këtë vit në krahasim me vitit 2020, kryepolici tha se 30% e vrasjeve kanë ndodhur si pasojë e dhunës brenda familjes.

Kërkesën e drejtorit të policisë për pagesat e prapambetura të orëve shtesë dhe testin e drogës, deputeti PD-së Ferdinand Xhaferi i komentoi si indikatorë të çthurjes së Policisë.

Teksa foli në lidhje me vrasjen e dy efektivëve, Xhulio Prelës dhe nënkomisarit Saimir Hoxha, Nano tha se është thuajse e pamundur që për çdo person që është ”arrest shtëpie”, strukturat të kemi nga një oficer policie.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se nga 2014 janë 120 vrasje pa autorë. Për të ngjarjet tipike mafioze jo vetëm që nuk parandalohen, po as edhe nuk zbulohen. Kryepolici u shpreh se ”Për zbardhjen e ngjarjeve që ju përmendët duan kohë, por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal dhe nuk pushin në asnjë moment për zbardhjen e tyre”.

Po ashtu drejtori i Policisë së Shtetit, tha se do të rritet numri i punonjësve të policisë në vendet ku ka ngjarje të shtuara kriminale. Ai tha se do të kryhet një strukturim të policisë që të jetë më efikase.

SHKARKO APP