Grupi “Bajri” sot në gjykatë. Terror 20 vite në veri
Janë një nga 40 grupet kriminale në Shqipëri. Klani “Bajri” që terrorizoi 20 vite veriun, pritet që nëntë të pandehueit e arrestuar të operacionit OAZ, do të dalin sot para gjykatës për tu verifikuar masa e sigurisë. Një prej të arrestuarve i shpallur ne kërkim Ener bahjri dyshohet se fshihet jashtë shqipërisë.
Seanca është parashikuar të mbahet rreth orës 14.00 te mesditës ndërsa nuk parashikohët të këte ndonjë ndryshim nga vendimi i mëparshëm i gjykatës që ka vendosur për 11 persona “arrest me burg”.
Ndërkohë që mësohet se një prej dy personave të shpallur në kërkim Enver Bajri, i konsideruar si kreu i grupit kriminal është jashtë Shqipërisë. Sipas burimeve policore dyshohet se ai fshihet në Belgjikë, vend ku ka qëndruar me kohë të plotë gjatë 3-4 viteve.
Policia belge dyshon se grupi Bajri kontrollonte veprimtarinë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, gjobvënies dhe aktiviteteve të tjera kriminale në shfrytëzimin e prostitucionit. Mbi të pandehurit rëndojnë akuza të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.
KOHA JONË SONDAZH

