Grupi i ”baronit të drogës”, 2 pyetje që prokurorja la pa përgjigje
Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe prokurorja e Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj, dolën para mediave për të dhënë detaje rreth operacionit kundër grupit kriminal të Met Kananit, që rezultoi me 18 të arrestuar.
Në fund gazetarët pyetën prokuroren për dy çështje, por që nuk morën përgjigj. E para se ku janë investuar paratë e këtij grupi kriminal dhe e dyta, në cilin qytet ishte baza e tij. Prokurorja Imeraj u mjaftua të thoshte vetëm që kjo është pjesë e sekretit hetimor. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky grup vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi-Greqi, vendet e BE-së, si dhe Turqi-Maqedoni-Shqipëri, vendet e BE-së.
Teksa ka dhënë detaje për super-operacionin e policisë dhe prokurorisë në shkatërrimin e bandës së Met Kananit, prokurorja Elisabeta Imeraj është përgjigjur lidhur me ekstradimin e tij në Shqipëri, ku u shpreh se nuk mund të japë detaje pasi cënojnë sekretin hetimor. “Ato detaje që janë të nevojshme dhe domosdoshme për tu bërë publike me mediat në kuadër të transparencës, ne i thanë. Tani të mos kalojmë në detaje që mund të kenë të bëjnë me cënimin e sekretit hetimor dhe veprimet proceduriale që do të bëhen në të ardhmen. Kjo është përgjigjia që mund të japim”,-tha Imeraj. Por nëse do të ketë kërkesë për ekstradimin e Kananit, kjo do të mësohet në ditët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

