Grupi i Berishës në PD mbledh këtë pasdite Këshillin Kombëtar, ja çfarë pritet të ndodh
Grupi i Sali Berishës mbledh pasditen e kësaj të premteje Këshillin Kombëtar, vendim i cili vjen pas mbledhjes së kryesisë së partisë. Në mbledhje do të diskutohet për mënyrën se si do të reagohet pas akuzave.
“Të nderuar anëtare të Këshillit Kombëtar, ditën e premte, 27 tetor, ora 18.00 në selinë e PD do të mblidhemi për të diskutuar situatën politike dhe hapat që do të ndërmarrim në vazhdim”,-thuhej në njoftimin e dhënë dy ditë më parë.
Anëtarët e Kryesisë apo edhe të Këshillit Kombëtar kanë ide të ndryshme të reagimit pas ngritjes së akuzave nga Prokuroria e Posaçme kundër Berishës në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.