Grupi i PD-së me 44 anëtarë, Berisha dorëzon shkresën: Jam deputet i PD-së

Sali Berisha ka deklaruar në Kuvend se është deputet i grupit parlamentar të PD, ndonëse kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij. Por lideri historik i PD-së vijon që të mendojë se ky vendim ishte nul.

Ai ka firmosur sot formularin e Kuvendit dhe ku shkruan se jam deputeti i PD-së.

Si rregull nuk mund ta përjashtosh me vendim politik, pasi juridikisht dhe me rregulloren e Kuvendit çdo deputet vetdeklaron se ku dëshiron të futet si deputet, natyrisht bazuar në shkresën e KQZ se kujt partie i përket X deputet. Si rregull çdo deputet mund të firmosë shkëputjen nga grupi i partisë.

Kjo është Rregullorja e Kuvendit deri më sot.

Administrata e Kuvendit do të verifikojë deklarimet me krerët e grupeve parlamentare.

Partia Demokratike ka regjistruar sot në Kuvend 44 deputetë si pjesë të grupit të saj Parlamentar.

7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR, 7 të tjerë janë pjesë e listës së PDIU, që në total bëjnë 58 deputetë. Ndërkohë PD-ja në zgjedhjet e 25 prillit mori 59 mandate.

SHKARKO APP