”Grupi më i madh i të pavendosurve janë të PS”, Bumçi: Rinia ka besim tek Opozita e Bashkuar
Përballë të rinjve në emisionin “Rinvote”, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi thotë se një pjesë e votuesve të pavendosur lidhen me elektoratin e PS, të cilët PD duhet të gjejë si t’i joshë. Ai thotë se është krijuar mosbesimi që ky vend nuk do të bëhet, por për të rinia ka potencial të jashtëzakonshëm.
”Grupi më i madh i të pavendosurve janë të PS, të cilët janë zhgënjyer dhe nuk votojnë me, por kanë hezitim. Grupi i dytë janë të rinjtë. Mbizotëron mosbesimi që ky vend nuk bëhet”, tha Bumçi.
Bumçi më tej tha se Partia Demokratike do të nxisë sipërmarrjen shqiptare duke aplikuar taksat më të ulëta në Ballkan, çka do jetë një stumul plus për rininë e Shqipërisë. ”Do nxisim sipërmarrjen shqiptare. Do jemi vendi me taksat më të ulëta në Ballkan”.