Grupi parlamentar i PD mblidhet në seli para seancës, mungon sërish Jorida Tabaku

Para nisjes së seancës së sotme parlamentare, është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm edhe Emilia Koliqi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët munguan në mbledhjen e parë.

Ajo që ka munguar sërish sot është deputetja Jorida Tabaku.

Në mbledhjen e parë që u zhvillua më 12 shkurt, mes deputetëve të Berishës dhe Bardhit, Jorida Tabaku mungoi për arsye shëndetësore.

Për të njëjtën arsye mungoi edhe Edmond Spaho, ndërsa Saimir Korreshi ndodhej në Francë.

SHKARKO APP