Grupi parlamentar i PS jep gjysmën e pagës për përballimin e situatës
Është zhvilluar sot online konferenca e kryetarëve.
Burime nga kjo mbledhje bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Socialist Taulant Balla ka deklaruar se në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, “Grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dore nga gjysma e pagës dhe vënien në dizpozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës”.
“Nesër si Grup Parlamentar depozitojmë shkresën përkatëse në Kuvend” ka deklaruar Balla në këtë mbledhje.
Ky vendim i grupit të PS i është dërguar të gjithë deputetëve socialist.