Grupi Wanger drejt Moskës, Letonia dhe Estonia mbyllin kufijtë

Situata në Rusi ka nxitur shtetet në mbarë botën që të reagojnë por edhe të ndërmarrin masa.

Të parët që kanë ndërmarrë hapa vendimtare janë shtetet fqinje më Rusinë.

Mësohet se Letonia ka mbyllur kufirin e saj me Rusinë dhe ky vendim y bë i ditur nga Ministri i Jashtëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në Twitter, Ministri i Jashtëm tha se hyrja për këdo që largohet “për shkak të ngjarjeve aktuale” nuk do të konsiderohet hyrje.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Siguria kufitare është forcuar, viza ose hyrja në kufi nga rusët që largohen nga Rusia për shkak të ngjarjeve aktuale nuk do të merren parasysh”, shkruan Edgars Rinkēvičs.

Edhe Estonia ka thënë se po forcon sigurinë përgjatë kufirit të saj, me kryeministren Kaja Kallas që shtoi se ishte në “kontakt të ngushtë” me homologët e saj letonez, lituanez dhe finlandez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?