Grupimi i Djathtë thirrje deputetëve të rinj në Kuvend: ‘Bojkotoni seancat bashkojuni aksionit opozitar’

Pesë partitë e Opozitës që kanë krijuar grupimin e djathtë, kanë marrë pjesë sonte në një takim me qytetarët në Shkodër, nga ku i kanë ftuar deputetët e rinj në Parlament që të bojkotojnë seancat dhe ti bashkohen aksionit opozitar.

Sipas kreut të PAA Agron Duka kryeministri po i anatemon si zëvendësues të PD dhe deri sa mendojnë se nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një parti, atëherë duhet ti bashkohen aksionit.

‘E gjithë politika të bjerë dakord, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi dhe kjo bëhet nëpërmjet një qeverie kalimtare që kërkon një kohë të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i republikanëve Fatmir Mediu vuri theksin te kufizimi që Rama i ka bërë shqiptarëve te liria për të votuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘Është kthyer në një sistem autoritar të ngjashme me diktaturë, ku vendosej çdo gjë nga një grusht njerëzish politik. Prandaj ne kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal me lista të hapura.’

Për Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen pjesëmarrja në zgjedhje është një tregues i fortë.

‘Në protestë ka pasur rritje të numrit të qytetarëve. Në 30 qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do të ketë.

Dashamir Shehi ka kërkuar rezistencë për të mbrojtur atë që u arrit në këta 28 vite

‘Lirinë për të zgjedhur. Po e humbëm edhe këtë, këtu demokracia mbetet një fjalë boshe pastaj, dhe kthehemi atje ku kemi qenë.

Krerët e partive opozitare e mbyllën takimin duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 2 Qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?