“Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit”, Lefter Maliqi: LSI synon mandatin e katërt në Berat
Pas ftesës që kryeministri Edi Rama i bëri kreut demokrat Lulzim Basha për një koalicion paszgjedhor, një reagim i fortë ka ardhur dhe nga deputeti Lefter Maliqi.
Nga Kryesia e Kuvendit, Maliqi tha se LSI synon mandatin e katërt në Berat, ndërsa shtoi se PS do të marri goditjen e thellë në këtë qark.
“Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit, babëzisë. Ai bën thirrje për koalicion, por nuk gjen shpëtim. Ai vrau PS për të shpëtuar nga zullumi për të shpëtuar nga oligarkët, nga krimi. Ai do dalë i përzhitur më 26. Ne synojmë mandatin e katërt. LSI në Berat del me 3 mandate të blinduara.”, deklaroi ai.
Mes të tjerash, deputeti akuzoi kryeministrin Rama se ju ka kërkuar vartësve të tij në Berat, që të marrin me vete edhe njerëz të tjerë, ditën e premte, kur do të zhvillojë takimin elektoral në këtë vend.
Pjesë nga reagimi:
“Grusht dërrmues do t’i japim Rilindjes së krimit, babëzisë. Ai bën thirrje për koalicion, por nuk gjen shpëtim. Ai vrau PS për të shpëtuar nga zullumi për të shpëtuar nga oligarkët, nga krimi. Ai do dalë i përzhitur më 26. LSI në Berat del me 3 mandate të blinduara. Do ta shikoni këtë ditën e diel, kur mijëra votues do të marshojnë për të mbështetur znj.Kryemadhin. Ne synojmë mandatin e katërt. PS është në gangrenë të madhe, pasi i shiti të gjithë socialistët. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ka ikur koha e mashtrimeve. Rama do të jetë të premten në Berat, iu ka dhënë urdhër vartësve të marrin secili njerëz me vete. Presioneve iu ka ikur boja. Do të bjerë në gropë vetë. Ju bëj thirrje të gjithëve të rrinë të qeshur, opozita e bashkuar është drejt fitores spektakolare. PD-LSI ka qenë koalicioni më solid, por gjithçka e nisur ngeli gropë këto 8 vite. Unë do të thyej herësin në LSI dhe do të jem sërish opozitë, nëse nuk do të mbahen premtimet”, tha Maliqi.