Grusht shteti është mirëorganizuar, ushtria merr kontrollin
Një burim brenda Bashkimit Evropian ka thënë se grusht shteti në Turqi është organizuar nga një pjesë e madhe e ushtrisë dhe jo vetëm disa kolonelëve.
“Duket se grusht shteti është mirë i orkestruar nga një pjesë e madhe e ushtrisë, jo vetëm prej disa kolonelëve”, ka thënë burimi për Reutersin.“Ata menjëherë morën nën kontroll aeroportet dhe televizionet”, ka thënë një burim vetëm pak minuta para se televizioni TRT të transmetonte deklaratën e ushtrisë.
Një ish-ministër ka zbuluar vendndodhjen e Erdogan. Ai thotë se presidenti turk ndodhet në një bazë detare dhe nga atje ka bërë paraqitjen live për Cnn Turk, transmeton Gazeta Express.
Sipas tij, baza detare është sekret shtetëror.

