Grushta mes gjyqtarëve në Vlorë, Gjonaj kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ken Dhima

Një hetim disiplinor i nisur në 1 mars 2021 nga ministria e Drejtësisë kundër gjyqtarit administrativ në Vlorë, Ken Dhima, ka kthyer në rring boksi korridoret e kësaj gjykate.

Kjo pasi dy gjyqtarët Ken Dhima alias Krenar Gjoka dhe Bevis Shehaj, janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë një vendim i drejtë i gjyqtarit Bevis Shehaj, i cili në datën 4 dhjetor 2020 ka vendosur të pranojë një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Dhima nga një proces gjyqësor civil.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga Ken Dhima dhe së bashku dy kolegët kanë filluar të konfliktohet deri në atë pikë sa të venë në përdorim dhe grushtat.

”Ora News” mëson se kërkesa për përjashtimin e Ken Dhimës nga procesi gjyqësor për një konflikt civil në Lushnjë, ishte rregjistruar qysh prej 11 nëntorit 2020.

Kërkesa është depozituar nga juristja e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK)në Lushnjë, e cila pretendonte për njëanshëmri të gjyqtarit Dhima.

Por çuditërisht edhe pse në sekretarinë gjyqësore, kishte të rregjistruar një kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima nga procesi, ky i fundit në vend të pezullonte gjykimin siç parashikon ligji, ka vijuar të gjykojë çështjen dhe në datën 18 nëntor 2020.

Gjyqtari Ken Dhima ka vendosur pranimin e kërkesës së Zyrës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat Bujar Mëhilli,duke dënuar me gjobë në masën 100.000 lekë të titullarit e ASHK-së Lushnjë. /Ora News

Ndërkohë sipas burimeve të gjykatës ky vendim tashmë ka dalë “nul”, pasi në 4 dhjetor 2020, gjyqtari administrativ, Bevis Shehaj, ka vendosur pranimin e kërkesës së jurists së ASHK-së, për përjashtimin e gjyqtarit Ken Dhima.

Ky vendim ka sjellë përçarje dhe përplasje fizike mes dy gjyqtarëve. Por nga ana tjetër, palët e përfshira në proces gjyqësor si Nexhmija Quka dhe Anda Çela, kanë depozituar ankesë kundër gjyqtari Ken Dhima, pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë, dhe menjëherë ky institucion është vënë në lëvizje.

Në 1 mars 2021 ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka kërkuar tek ILD, fillimin e ndjekjes disiplinore për gjyqtarin administrative në Vlorë, Ken Dhima.

Tashmë çështjen e ka marë në dorë ILD-ja, por konflikti mes dy kolegëve është mjaft i tendosur, pasi Ken Dhima akuzon kolegun Bevis Shehaj, se shkak për nisjen e hetimit disiplinor ka qënë vendimarja e tij, që e përjashtoi në 4 dhjetor 2020.

Nga ana tjetër Shehaj, pretendon se ka marë një vendim të drejtë dhe të rregullt ligjor, për përjashtimin e Ken Dhimës. Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate.

SHKARKO APP