Grushte e shkelma për ndihmat e tërmetit (VIDEO)

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Qafëzez të Korçës me shpërndarjen e ndihmave pas dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti që në qershorin e kaluar.

Banorët janë përplasur me kryeplakun në Verblisht, duke degjeneruar në grushta, shkelma dhe fyerje. Molla e sherrit për ndihmat ka qenë kryeplaku  cili u shkarkua pak minuta pas debatit.

Disa prej banorëve i kanë kërkuar llogari kryeplakut se përse nuk ka përfshirë edhe emrat e tyre në listën e personave që do të përfitonin nga ndihmat e dërguara nga myftinia e Korçës.

SHKARKO APP