Grushte gruas në sy të fëmijëve, prangoset 36-vjeçari në Fier
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aleksandër Shera, 36 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.SH., 27 vjeçe, në prani të fëmijëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
KOHA JONË SONDAZH

