“Grushti i shtetit”, Braho: Mazhoranca e ka pushtetin

Deputeti Spartak Braho nga Komisioni i Sigurisë ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta se po bëhet grusht shteti. Sipas tij, mazhoranca e ka pushtetin, ndaj nuk mund ta bëjë një gjë të tillë kundër vetes. ”Unë çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Është absurde, si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama. Grusht shteti bëjnë struktura të tjera, bëjnë forca të tjera, opozita i organizon grushtet e shtetit. Është qesharake, përse do bëjë grusht shteti mazhoranca, për të marrë pushtetin? E ka! Kështu që është jo vetëm qesharake, por është edhe një lloj justifikimi. Unë jam deputet i vjetër dhe kam qenë prezent në dy raste kur Sali Berisha ka tentuar të bëjë grusht shteti. Nuk e bën grushtin e shteti ai që është në pushtet. Grusht shteti do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë. Si mund të bëjë mazhoranca kundër vetes së saj. Kaq e thjeshtë është logjika”.

SHKARKO APP