Grushti ndaj Berishës, diskutime në Kuvend/ Luçiano Boçi: Rama të dorëhiqet! Nikolla: E kemi dënuar sulmin
Sulmi ndaj fizik Sali Berishës “ka ardhur” edhe në seancën e kësaj të hëne në Kuvend. Deputeti dhe nënkyetari i PD-së, Luçiano Boçi tha se më ketë sulm janë goditur qytetarët, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama. Kurse kryeparlementarja, Lindita Nikolla, tha se e kanë dënuar si sulm.
Luçiano Boçi: Po u godit opozita, janë goditur qytetarë, jepni llogari për këtë krim të shëmtuar, të mbajë qëndrimin e tij dhe të vij këtu e të deklarojë dorëheqjen e tij, shqiptarëve u ka ardhur aty ku nuk mban më, organizoi sulmin ndaj kreut të opozitës, ka realizuar atë skenar që e ka mirëmenduar dhe artikuluar, e ka kërcënuar drejtpërdrejtë Sali Berishës, Gaz Bardhin, vetëm e vetë që të eliminojë dhe t’i mbyll gojën opozitës, të gjithë ne duhet të mbrojmë këtë dinjitet, përgatisni qëndrimin dhe ne ta votojmë këtu.
Lindita Nikolla: E kemi dënuar dhunën dhe i kemi bërë thirrje drejtësisë të dënojë agresorin.