Grushti ndaj Berishës, reagon Gazment Bardhi: Akt burracak i Edi Ramës

E gjithë Partia Demokratike është bërë një, dhe dënon me një zë goditjen me grusht ndaj Sali Berishës, gjatë protestës që u mbajt para ish-hotel Dajtit.

Deputeti Gazment Bardhi, e konsideron si një sulm nga ana e kryeministrit Edi Rama, duke e përcaktuar si akt burracak.

“Skenarët me dhunë ndaj kundërshtarit politik janë tipike të një regjimi të korruptuar dhe të kriminalizuar. Akt burracak i Edi Ramës, që nuk tremb dot askënd. Duke dënuar me forcë sulmin fizik ndaj z. Berisha, bëj thirrje që autorët e vërtetë të vihen menjeherë përpara ligjit”.

SHKARKO APP