Guardia di Financa për Shqipërinë: Në 2020 u rrit ndjeshëm kultivimi i kanabisit

Në raportimin që iu bë situatës së kultivimit të kanabisit në vitin 2020, nga Guardia di Financa, thuhet se në krahasimin me 7 vitet e kaluara vihet re një rritje e kultivimit të kanabisit në dy vitet e fundit, 2019-n dhe 2020-n. Pas viteve 2017 dhe 2018 të cilat pothuajse kishte një zhdukje të kanabisit në territor, vitin e kaluar pati një rritje të ndjeshme me mbi 25 mijë bimë narkotike të shkatërruara, ndërsa këtë vit ka një rritje më shumë se dyfish.

Edhe pse ka një rritje 2 vitet e fundit, ajo që vihet re është diferenca e jashtëzakonshme që ka me vitet 2013-2016. Në vitin 2013, kur kishim thuajse vetëm Lazaratin janë regjistruar gati 85 mijë bimë narkotike, pra sot kemi në të gjithë territorin vetëm 70% të asaj që ishte vetëm në Lazarat në 2013. Rënia krahasuar me vitet 2015 dhe 2016 është shumë e madhe. Në vitin 2020 kemi vetëm 25% të vitit 2015 dhe vetëm 8% të vitit 2016.

Shifrat u dhanë nga përfaqësuesit italian, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombetar të Policisë nga Ministria e Brendshme e Italiane, Gjeneral Brigade, Giuseppse Spina dhe Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore gjatë konferencës së përbashkët online të zhvilluar me Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë bilancin për gjatë viti 2020 ku ka bërë me dije se janë kryer 143. 844 kontrolle në terren, nga ku janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, 15.828 prej të cilëve kubikë. Sipas Veliut, drejt Italisë është trafikuar 37% më pak lëndë narkotike drejt Italisë, më konkretisht në 2019 janë kapur 1447 kg 982 gr, ndërkohë që në 2020 janë kapur 911 kg e 500 gr. Ndërkohë, Veliu ka bërë me dije se janë proceduar 17 punonjës policie, 3 janë përjashtuar dhe 11 punonjës në nivel drejtues janë transferuar.

SHKARKO APP