Guardia di Finanza në ndjekje të skafit në Vlorë, dyshohet se ka drogë
Aktualitet Kronikë E Martë, 19 Korrik 2022 18:39
Operacion i Guardia di Finanza në brigjet e Vlorës. Prej 60 minutash, janë vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës, që dyshohet se transportonte lëndë narkotike. Operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti, ndërkohë që kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e policisë shqiptare.