Gurë nga mali, Bashkia tregon akset problematike

Pas ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Shengjin, ku një masiv gurësh u shkëput nga mali dhe ra mbi autobusin me punëtorë, duke plagosur dy vajza të reja, vjen reagimi i Bashksisë së Lezhës. Kjo e fundit deklaron se aksi rrugor në fjalë nuk është në varësi të bashkisë, por Autoritetit Rrugor Shqiptarë. Madje thekson se ”rrisku më i lartë vijon të mbetet si në këtë rrugë, në Pallnë ashtu dhe në segmentin Balldre-Torovicë, akse nacionale”.

Deklaratë për shtyp e Bashkisë Lezhë

Lidhur me ngjarjen në Shëngjin,ku është shkëputur një masiv gurësh që ka goditur më pas një autobus udhëtaresh duke sjellë plagosjen e dy shtetaseve,Bashkia Lezhë së pari iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarave,ndërsa sqaron opinion publik se ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkisë por Autoritetit Rrugor Shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa më lart,Bashkia Lezhë ka evidentuar që në vitin 2017,rrezikun e madh për rënie guresh në disa zona të Lezhës,ku rrisku më i lartë vijon të mbetet si në këtë rrugë,në Pallnë ashtu dhe në segmentin Balldre – Torovicë,akse nacionale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjendur në rrethana të tilla,bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjësë që menaxhojnë probeme të tilla me forca xhenjerë.

Bashkia Lezhë shpreh gadishmërinë për bashkëpunim maksimal me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe çdo institucion tjetër shtetërore për zgjidhjen sa më parë të këtyre rreziqeve që iu kanosën qyetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?