Gurë nga mali mbi autobusin, reagon policia: U plagosën dy vajza

Mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku pas renies se gureve nga mali mbi autobus u plagosen dy vajza te reja. Ndërkohë, ka reaguar edhe policia, e cila ka dhënë version e saj për ngjarjen.

Njoftimi i policise 

Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ, me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?