Gurë nga trojet shqiptare, shatërvanë me ujë shiu ne Sheshin Skenderbej

Placeholder Image

Sheshi Skenderbej do te jeté nje shesh për qytetarët, i shtruar me gurë dekorative nga gjithë trojet shqiptare, lule, pemë, shkurre dekorative nga gjithë vendi, ndriçuar nga panele diellore dhe me shatërvanë që do të furnizohen nga uji i shiut. Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj theksoi se nga projekti fillestar janë përshtatur ndryshimet klimaterike, duke shtuar gjelbërimin.

“Kjo është pjesë e një filozofie për bashkinë, do e mbyllim këtë mandat duke mbyllur parkun e Vaqarrit, të Farkës e të Kasharit së bashku me sheshin Skenderbej”- tha Veliaj, duke e cilësuar këtë si kantierin më të madh të Bashkisë, ku do të punësohen deri në 1 mijë qytetarë vitin e ardhshëm.

Gjatë verës një pjesë e madhe e bllokut do kthehet në Pedonale, ndërkohë që për disa ditë edhe sheshi  “Nënë Tereza” i dedikohet qytetarëve.

Ai kërkoi mirëkuptim nga qytetarët. “Të bëjmë minisakrificë për lëvizjet në shesh, ashtu si bëjmë në shtëpitë tona, kur rregullojmë dhomat, duhet të ngushtohemi e të alternojmë mënyrën si lëvizin”- tha ai.

SHKARKO APP