Guroret në malin e Tomorrit, firmat në “luftë” me policinë

Firmat e nxjerrje së gurit dekorativ në malin e Tomorrit kanë dalë në protestë në fshatin Novaj të rrethit të Skraparit. Pas vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi VKM-në e qeverisë për shpalljen e malit të Tomorrit “Park Kombëtar”, firmat kanë vendosur të rifillojnë sot punën në karrierat e tyre të gurit, pas pezullimit prej 22-muajsh të punës në këtë zonë.

Nisja e rrugës së tyre me kamionë është bllokuar nga forca të shumta policie në qafën e Novajt, ku në ndihmë të policisë së Beratit kanë ardhur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Tashmë një grup prej 3 përfaqësuesish të firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ janë duke negociuar me drejtuesit e policisë nga të cilët kërkojnë me shkrim dhe në përputhje me ligjin shkaqet e pengimit për vijimin e punës në këtë zonë.

SHKARKO APP