Gushti muaji me më shumë të vrarë në 5 vite, janë 16 të ekzekutuar

Gushti i këtij viti, do të shënohet si muaji me bilancin më të rëndë me vrasje. Nga 2017-a deri në 2021-shin në gusht u regjistruan respektivisht katër, tre, shtatë, gjashtë dhe katër vrasje. Pra gushti që lamë pas mban rekordin e pesë viteve të fundit krahasuar edhe me çdo muaj tjetër të vitit.

Të 16 viktimat janë vrarë për motive të dobëta dhe krim brenda familjes, edhe pse autorët janë ende të lirë.

Më e rënda ishte vdekja e Jonada Avdiajt, e cila u godit nga ish-efektivi i policisë Arian Tase me gomone, në bregdetin e Himarës në jug. Gushti u mbyll me dy vrasje të dyfishta, krim brenda familjes, në një hark kohor 24 orë.

SHKARKO APP