Guvernatori i Bankës së Anglisë del në mbrojtje të kriptovalutës Libra

Guvernator i Bankës së Anglisë, Mark Carney doli në mbrojtje të zgjedhjes së Facebookut për të krijuar valutën e saj.

Ai gjatë një paneli të takimit vjetor të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha se sistemi aktual tradicional financiar ka nevojë për këtë teknologji, përcjell KohaJone.

Carney kritikoi kostot e larta të transfertave të parave duke thënë se ato penalizojnë bizneset e vogla dhe u kushtojnë firmave vonesa në përpunimin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se problemi mund të zgjidhet në disa mënyra por tha se zgjidhjet janë një sfidë më vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin gusht të këtij viti, Carney kishte sugjeruar transformimin e sistemit botëror financiar duke zëvendësuar dollarin amerikan me një monedhë dixhitale të ngjashme me Libra.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?