Guvernatori i BSH: Nëse rritja e çmimeve provohet më e fortë, do të rishikojë politikën monetare

Në një kohë që çmimet po pësojnë rritje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko sot tha se ekonomia do të vazhdojë të rritet, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv vitin e ardhshëm.

Sejko bëri një panoramë të situatës ekonomike në vend, teksa tha se nëse rritja e çmimeve e paralajmëruar do të jetë më e fortë, Këshilli Mbikëqyrës do të rishikojë politikën monetare.

”Rritja e çmimeve në tregjet botërore do ketë ndikim në fryrjen e inflacionit në vend dhe në votë. Ruhet kahu stimulues i politikës monetare. Do i shërbejë kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv. Rritja ekonomike rezultoi më i shpejtë dhe niveli i inflacionit disi më i lartë se parashikimi. Rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga rrjeti i huaj. Ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rritje të shpejtë vitin e ardhshëm. Në rast se kjo rritje e çmimeve provohet më e fortë Këshilli mbikëqyrës i gatshëm të rishikojë politikën monetare”.

SHKARKO APP