Gylenist? Gjykata e Tiranës dënon Selami Simsek

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 muaj burg shtetasin turk Selami Simsek, i akuzuar për “falsifikim të dokumenteve”, i cili përfundimisht do të kalojë 12 muaj pas hekurave pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Prokuroria e Tiranës kërkoi deklarimin fajtor të turkut Selami Simsek dhe dënimin e tij 1 vite e 6 muaj burg. I akuzuar nga autoritetet turke si mbështetës i klerikut Gylen, Simsek u arrestua në Rinas në përpjekje për të udhëtuar drejt Kanadasë me një vizë false. Në të njëjtën ditë me të u prangos edhe mësuesi turk, Harun Celik, i cili u deportua në mënyrë të dyshimtë nga autoritetet shqiptare drejt Turqisë në 2 janar 2020.

SHKARKO APP