“Ha pilaf dhe pi raki me sabah”, Berisha i kthehet Ramës: Më mirë një gotë se viza
Qëndrimi i deputetit demokrat Dashamir Shehu për të ndalur investimet turke në vend, ato strategjike, përplasi në Kuvend kryeministrin Rama dhe ish-kryeministrin Berisha.
Rama tha del kundër investitorëve turk një që ha pilaf dhe pi raki me sabah.
Rama: Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan dhe tha nuk duam ne investime turke. Ai kur gdhihet ha pilaf dhe pi raki në sabah, i fillon drekën me plënds dhe e mbyll darkën me groshë. Pastaj tapë, fshin buzën me peshqir dhe thotë: Ne jemi europian, nuk i duam turqit. Këta jeni ju. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen. Dhe nuk keni faj.
Ndaj kësaj deklarate reagoi Berisha, duke deklaruar se është më mirë të kthesh një gotë sesa të marrë viza.
KOHA JONË SONDAZH

