“Habilajt”, Cutillio: Procesi në Katania, jo direkt për Tahirin

”Procesi në Katania nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri”,-tha ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillio. Nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti, ambasadori u shpreh se: “Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”.

Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me gjykatën kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka patur preçedent më herët në vendet Europiane.

“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”, tha ambasadori i Italisë, Alberto Cutillio.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?