Habit aktori shqiptar: Nuk mund të them poshtë diktatura, kam kaluar mirë

Aktori i njohur Rikard Ljarja ka promovuar në mjediset e UET, librin e katërt, “Josifopedia”, ku ndan me të pranishmit shqetësimet, kohën e tij, kohën e shqiptarëve në tre epoka gjatë komunizmit dhe pas tij, përmes një personazhi emblemë si Josifi.

Ky është libri i parë që promovon, ndërsa shënon tre romane të shkruar pas ’90-ës, duke marrë më shumë famën nga kinemaja, edhe pse ka qenë autor skenaresh dhe regjisor

Në një intervistë dhënë për “MAPO”, teksa sqaron momente pikante nga libri i tij, ai pyetet edhe për diktaturën, çfarë ishte ajo sipas tij dhe si i’a ka kaluar aktori në atë peridhe.

Ja si pergjigjet:

“Unë në diktaturë ja kam kaluar shumë mirë. Sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha, e të vogla. Ka pasë problem, por për vete nuk mund të them ndonjë gjë, nuk mund të them: poshtë diktatura. Nuk e them dot. Sigurisht si ajo diktaturë nuk mund të kthehet më, se diktaturat janë diktatura”.

SHKARKO APP