Habit demokratja e njohur: Aplikova për Lotarinë, por nuk fitova
Një nga anëtaret e kryesisë së Partisë Demokratike dhe zë mjaft potent në PD, Valbona Mezini, ka pranuar në media se kishte aplikuar për Lotarinë Amerikane, por siç duket, nuk ka pasur fat.
Ajo ka thënë:
Unë jam patriote dhe dëshira ime më e madhe ishte të qëndroja këtu dhe të jepja kontributin tim për një vend më të mirë.
Por, pavarësisht kësaj dëshire të madhe, unë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane.
Fatkeqësisht nuk fitova.
Jam e re, jam e arsimuar në Shqipëri, e mbaruar me rezultatet më të larta. U diplomova me mestare të lartë…
Nisa punën tek TVSH dhe arrita të ngjitja në karrierë. U afrova tek PD dhe kisha një vizion të qartë.
Ju e njihni fenomenin që ka prekur politikën shqiptare, është për shkak mënyrës çorbë të të menduarit dhe kolapsit në të menduarit…Meritokracia nuk ekziston…”
E kur një emër i rëndësishëm në PD aplikon për lotarinë e nuk dëshiron të rrijë në vend, imagjinoni se si duhet të ndihen qytetarët e thjeshtë!
KOHA JONË SONDAZH

