Habit Manja me delirin e sulltanatit: Votimi i sotëm në Kuvend historik, nga sot qytetarëve shqiptarë iu kthye sovraniteti
Në një intervistë për RTV Ora, kreu i komisionit të ligjeve, Ulsi Manja tha se votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë për ndryshimet kushtetuese është një votim historik.
Ai u shpreh se nga sot qytetarëve shqiptarë iu kthye sovraniteti.
Manja shtoi se nuk është ndryshuar sistemi zgjedhor, pro janë hapur vetëm listat dhe qytetarëve u është dhënë mundësia të propozojnë kandidatët.
Ulsi Manja: Votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë është një votim historik. Akti i sotëm për ndryshimet kushtetuese mund të konsiderohet një akt me rëndësi politiko-juridike. U mor një votim masive në Kuvend. Le të themi që nga sot qytetarëve shqiptarë iu kthye sovraniteti. Ndryshimet e sotme kanë dy risi; listat e hapura dhe natyrisht ndryshimin e subjekteve që propozojnë kandidatët për deputetë. Do të jenë partitë politike dhe zgjedhësit që do të zgjedhin.
Nuk është ndryshuar sistemi zgjedhor, sepse do të vazhdojmë të kemi sistem proporcional rajonal. Numri i deputetëve nuk ndryshon. Sot kemi hapura listat duke u dhënë të drejtë qytetarëve që të zgjedhin subjektin dhe deputetin që duan në Parlament. U bënë të gjitha përpjekjet për ta marrë dakordësinë e opozitës jashtëparlamentare pas 5 qershorit.
Për Manjën, opozita parlamentare i ka qëndruar besnik arsyes pse erdhi në parlament, pasi i pranuan mandatet për të plotësuar reformën në drejtësi dhe reformën e sistemit zgjedhor.
Ulsi Manja: Për hir të vërtetës ishte opozita parlamentare ajo që i ka qëndruar besnik arsyes pse erdhi në parlament. Ata i pranuan mandatet për të plotësuar reformën në drejtësi dhe reformën e sistemit zgjedhor. Erdhën që të hapen listat shumë emërore. Zëri i opozitë parlamentare ishte edhe vokacione i qytetarëve shqiptarë, të cilëve pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 iu mohua e drejta për të zgjedhur deputetin që do t’i përfaqësojë në Kuvend.
Manja u shpreh se Opozita jashtë parlamentare kishte tentativa për t’i bllokuar këto ndryshime kushtetuese.
Ulsi Manja: Opozita jashtë parlamentare kishte tentativa për t’i bllokuar këto ndryshime kushtetuese. Ne kishim vetëm një rrugë përderisa nisma e opozitës parlamentare kaloi të gjitha filtrat parlamentar, do të duhej që të votohej sot. Është spekulim që ndalohen koalicionet parazgjedhore. Ndryshimi i sotëm thotë që kandidatët do të paraqiten nga partitë dhe nga zgjedhësit, nëse regjistrimin e kandidatëve nga sot i është deleguar ligjit zgjedhor. Koalicionet parazgjedhore janë formacione elektorale pa personalitet juridik dhe shfrytëzohen partitë e vogla për t’u bërë pjesë e kuvendit.
Nga sot, partitë politike mund të grupohen në koalicion parazgjedhor, por duhet të dalin vetëm në një listë dhe ofertë kandidatësh, as më shumë dhe as më pak se sa ajo që u bë në vitin 2017. Pra. Partitë vogla duhet të garojnë të vetme, ose në një koalicion parazgjedhor në një listë të vetme. Ndryshimet e sotme garantojnë garimin listë me listë.