Habit zv. ministri i Ramës: S’ka pasur dhunë policore, por s’kam semafor në lagje dhe as pemën e festave te Kryeministria

Në një intervistë për gazetaren Ora News, zv. ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla u shpreh se protesta për vrasjen e Klodian Rashës është pa frymë.

Ai tha se protesta nuk është ngjarja e ditës, është e fryrë nga mediat.

Nikolla shtoi se disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna.

Nikolla: Ju jeni të njëanshëm. Po digjen pemët dhe po prishen semaforët. Kjo është një protestë pa frymë. Këtu nuk ke qindra dhe mijëra njerëz, por janë 10-20 njerëz. Nuk është e vërtetuar që në qeli janë futur shumë veta në qeli të vogla. Shumë media janë shumë të pozicionuara, ju jeni një media kundër. Krejt vëmendja juaj përqendrohen tek ata 20-30 veta në protestë. Protesta nuk është ngjarja e ditës, është e fryrë nga mediat.

Unë shikoj pemë të djegura, gurë dhe semaforë të prishur. Po shikoj që mbi policët është hedhur gurë. Ju niseni me supozime mbi dhunën. Policia në moment ekstreme përdor dhunë se për atë punë është. Këto nuk janë protesta, por takime të vogla njerëzit që mblidhen aty. Të protestojnë paqësisht se na kanë pa semaforë. Nuk jam dakord me këtë fakt. Disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna. Nuk kthehem më Sali Berisha në pushtet. Policia e shteti është sjellë në mënyrë të rregullt. Janë plagosur 17 policë.

SHKARKO APP