Haçkaj: Do t’i dërgojmë letër edhe Merkelit për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, Florian Haçkaj, menaxher komercial i kibernetikës në rang botëror, u shpreh se përpos tre letrave për zyrtarë të lartë të bashkimit evropian për shkeljen e të drejtave në Shqipëri, po përgatitet edhe një letër për kancelaren Merkel.

Sonila Meço: Keni informuar institucionet e rëndësishme evropiane për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, kemi marrë nga lëvizja e Teatrit. Keni nisur 3 letra deri më tani. 

Florian Haçkaj: Letra e parë ka qenë për zonjës Sabine Verheyen që është shefe në parlamentin Evropian për kulturën dhe edukimin. Ajo na ktheu përgjigje. E dyta ka qenë për z. Macallister dhe e treta për drejtorin e departamentit për zgjerimin dhe e katërta që do të jetë më e forta për zyrën e kancelares Merkel dhe ministren e Kulturës së Gjermanisë.

SHKARKO APP