Haçkaj: Mandati i Ramës do të jetë i rrezikshëm për shqiptarët, opozita të analizojë humbjen
Florian Haçkaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri, ku fituese ka dalë Partia Socialiste.
Në një intervistë që ka dhënë për Ora News, tha se vjedhja e të dhënave ishte një skandal, duke shtuar se qytetarët në njëfarë mënyre u detyruan që t’i jepnin votën PS, pasi kishin frikë për humbjen e vendit të punës. Më tej ai ka thënë se opozita duhet të bëjë një analizë të thellë se ku gaboi për humbjen e zgjedhjeve.
Florian Haçkaj: Ne jemi në hamendësim nëse janë kontaktuar këto njerëz, por vjedhja e të dhënave është fakt. Para 6-7 muajve punonjësve të administratës ju kërkua karta e identitetit, u kërkuan që 20-30 familjarët e tyre të votojnë për PS dhe fiks përpara 10 ditë nga zgjedhjet del ky skandal. Ky është intimidimi I njerëzve të thjesht që rrezikojnë vendin e punës dhe me vendin e punës rrezikojnë bukën e fëmijëve të tyre. Në një shtet normal nuk e ka për detyrë opozita ta ruaj integritetin e votës, e ka policia, prokuroria. Opozita me aq sa mundi unë besoj se bëri një punë të mirë, por që ajo që ishte shqetësuese ishte inkohereca me pranimin e zgjedhjeve të qeta gjatë procesit dhe me shqetësimet që nxjerrin tani që është mbyllur procesi zgjedhor. Nëse ka shqetësime duhet të reagonte në kohë reale. Opozita ka nevojë për një analizë të thellë, unë përpara se të largohesha do bëja një analizë të thellë para se të largohesha.
Haçkaj, ka komentuar edhe pendimin e Monika Kryemadhit për djegien e mandateve, duke thënë se kjo tashmë nuk është e vlefshme.
Florian Haçkaj: Është gjithmonë mirë të ketë një reflektim por tani nuk është e vlefshme.
Ai thotë më tej se mandati i 3-të i Ramës, do të jetë shumë i rrezikshëm.
Florian Haçkaj: Mandati i Ramës do të jetë shumë i rrezikshëm për shqiptarët, eksodi I shqiptarëve do të vazhdojë. Njerëzve Iiu është vrarë shpresa.