Hacker-i nga Fieri që çmendi botën, fqinjët: Nuk na besohet
Një ditë pas vendimit për ekstradim në SHBA, në Fier kanë folur fqinjët e hackerit Aldo Ymeraj. Ata janë shprehur të habitur për atë që i ka ndodhur të riut.
“Nuk na besohet që Aldo të ketë siguruar aq shumë para. Ishte një familje që jetonte me të ardhura nën mesataren. Nëna e tij mundohej të siguronte lekët e mjaftueshme për të shkolluar djalin, sepse atë e kishte dritë të syrit”, thonë fqinjët.
Gjithashtu ata kanë deklaruar se Aldo nuk ka qenë problematik dhe nuk njihej për konflikte.
Edhe pse pa kompjuter, Aldo Ymeraj dhe prindërit e tij, katër ditë më parë, mësuan se 25-vjeçari ishte në kërkim nga amerikanët. Nëna e Aldos thotë se në fillim pyetën në Policinë e Fierit e më pas shkuan në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

