Hakërimi i e-mail të Gledis Nanos. Si u planifikua vrasja me snajper e kryeministrit Albin Kurti

Hakërimi i e-mailit të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka nxjerrë në pah detaje tronditëse. Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të ekzekutuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Gjithçka thuhet se bëhej për të sjellë destabilizime në Shqipëri dhe Kosovë.

Ndërkohë, i dyshuar për atentatin thuhet se është Prek Kodra, me shtetësi shqiptare, i cili thuhet në dokument se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Duke iu referuar informacioneve të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Ndërkohë, një muaj më pas thuhet se do të vritej Xhavit Haliti, që të dukej gjithçka si hakmarrje mes tyre. Nga ana tjetër bëhet e ditur se pas tyre do të vritej kryeministri Albin Kurti, për të destabilizuar Kosovën. Mes të tjerash raportohet se këto 3 vrasje do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

Sipas mediave Kodra rezulton me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë./BW/

SHKARKO APP