Hahn: BE duhet ta rregullojë gabimin strategjik me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka përsëritur edhe njëherë para largimit të tij nga kjo detyrë domosdoshmërinë e  rivendosjes së besimit të humbur mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, pas vendimit zhgënjyes për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me 18 tetor. Për Hahn kjo është e vetmja rrugë që do të siguronte zbatimin e reformave në këto vende.

 

“Është koha të mbajmë premtimet dhe angazhimet dhe të pranojmë përparimin e këtyre dy vendeve. Nuk duhet të lëmë një boshllëk në rajon i cili do të shfrytëzohet nga aktorë të tjerë politikë që nuk kujdesen për standardet dhe vlerat e BE. Shpresoj që gabimi strategjik i mosdhënies së dritës jeshile të merituar për hapjen e negociatave të pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rregullohet.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat Hahn i bëri në takimin e grupit Miqtë e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I lumtur që isha sot në Parlamentin Europian për të diskutuar mbi arritjet dhe perspektivat e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Do të doja të falënderoja  eurodeputetët për mbështetjen e vazhdueshme”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?