Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit. S’do lejoj asnjë kryetar të më përjashtojë më nga PD

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së që mbahet më 30 prill, do të jetë edhe Rudina Hajdari. Ish-deputetja është rikthyer në PD, pas 3 vitesh largim. Ajo thotë se nuk do të thotë se është një tregues i mbështetjes së saj ndaj Sali Berishës.

“Po do jem pjesë e Kongresit të 30 prillit, do flas në podium, do flas me anëtarësinë, si ish-deputete e PD, si anëtare e PD, si e bija e Azem Hajdarit, ku është shpallur President Nderi në statut. Kam ambicie për t’u kthyer aty ky kam qenë, në garë për strukturat e partisë, të respektohet vota dhe mbështetja që ke në anëtarësi dhe delegatët. Kongresi është për zgjedhjen e anëtarësisë së Këshillit Kombëtar. Në çdo Kongres që do të flitet për demokratët, do të jem, edhe nëse e bën Alibeaj, për të afruar demokratët apo pjesën më të madhe të demokratëve”, tha Hajdari.

Ish-deputetja thotë se ajo nuk ka ardhur në PD për të bërë tifo për asnjë nga grupet, as të Berishës, e as të Alibeajt, por për t’u afruar më demokratët dhe e ka bërë të qartë se tani më asnjë kryetar i ri që do vijë në drejtimin e PD-së, nuk do të ketë asnjë shans për ta përjashtuar. Po ashtu Hajdari ka komentuar peticionin e bërë kundër ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, që e quan diçka të parëndësishme.

SHKARKO APP