Hajdari: Dua të kandidoj në veri, jo koalicion me partitë e mëdha

Deputetja Rudina Hajdari, u thotë jo koalicioneve me partitë e mëdha, të cilat ajo i quan të vjetra pasi shton se ata po tkurren. “Mendoj se e para kam dëshirë t’u thërras parti të vjetra dhe jo të mëdha. Janë të vjetra sepse po tkurren nga mënyra sesi votuesit po votojnë. Mos e paragjykoni këtë nismë të re politike sepse është e rëndësishme të kuptojmë se nëse arrohet fryma e duhur ne shikojmë se do ecim përpra shumë”, tha ajo për ”Report Tv”.

Hajdari ka folur dhe për marrëdhëniet me ambasadën e SHBA në Tiranë, duke thënë se ajo nuk ka ndikuar në “Nisën Thurje”, por thjesht e vëzhgon atë ashtu siç bën me të gjitha partitë. Këtu shton se nuk mund të fshehë faktin se ka marrëdhënie të shkëlqyera me ambasadoren amerikane Yuri Kim, dhe me ambasadat e tjera. Për më tepër, ajo ka shtuar se ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë e saj politike në vend.

”Ambasadorja amerikane dhe ambasadorë të tjerë kanë kuriozitet për ecurinë time në politikë dhe ata mendojnë se pluralizmi në Shqipëri është i rëndësishëm, konkurenca është e rëndësishme dhe ata mundohen të mbështesin në mënyrën e tyre dhe jo të ndikojnë. Do jemi parti që do e kërkojmë aleatët perëndimore”, tha Hajdari.

SHKARKO APP