Hajdari i kthehet Ramës: Ke ardhur nga planet tjetër? Kush e betonizoi vendin?
Prezantimi i ligjit për disiplinimin e ndërtimit nga kryeministri Edi Rama në Kuvend hasi në oponencën e fortë të deputetes Rudina Hajdari. Ajo thotë se Rama është i vonuar në këtë drejtim dhe harron se për 11 vjet si kryetar bashkie i Tiranës vuri themelet e betonizimit të kryeqytetit. Deputetja i kujtoi edhe Durrësin fqinj që mban prapë firmën e socialistëve. ”Foli sikur nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri, foli sikur nuk ka qenë asnjëherë kryetar bashkie për 11 vite në Tiranë, foli sikur ka ardhur nga një planet tjetër dhe nuk di se çfarë bëhet këtu dhe çfarë bëhet me ndërtimet pa leje. Kryeministri flet për lejet jashtë standardeve, mungesën e kontrollit të territorit, mungesën e vizionit, cilësisë së ndërtimit, për katër kate pa leje etj. Por kush e ka fajin për betonizimin e Tiranës, kush e ka fajin? E kam unë? Kush e betonizoi Durrësin dhe mbështeti Vangjush Dakon, unë apo kryeministri?”.
KOHA JONË SONDAZH

