Hajdari: Integrimi në BE, kur të dalin para drejtësisë zyrtarët e lartë të qeverisë. Kam frikë për 25 prillin

Dalja e përgjimeve nga anti-mafia italiane, për Rudina Hajdarin ndikon në mënyrë negative në procesin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, ajo nënvizoi se vetëm kur të çohen përpara drejtësisë zyrtarët e lartë të qeverisë që janë të lidhur me mafien, atëherë vendi do të integrohet në BE.

Pjesë nga fjala e Hajdarit

Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realist. Procesi mbart një interes të lart kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje sidomos nga ana e SPAK përgjimet e fundit që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptove që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze.

Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive dhe e quajnë sikur bëhet për shkak të fushatës, kjo nuk është e drejtë. Janë një problem i lartë, sidomos kur bëhet fjalë koncesione, Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së.

Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE, ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona se pa ndëshkimin e tyre ne do e ushqejmë këtë lloj mënyrë dhe ta harroni se integrimi i BE nuk do ecë përpara dhe kjo nuk është në faj të vendeve të BE, apo të shkak të pandemisë, qeveria aktuale ka përgjegjësinë kryesore.

Kam frikë se krimi i organizuar do të kapë zgjedhje dhe do jetë tereni shumë i vështirë sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk është fushatë, kjo është një thirrje apeluese për të bërë atë që është e drejtë për këtë vend, që në momentin që dalin përgjime të tilla.

SHKARKO APP