Hajdari: Jam shumë e lumtur që PD-ja kërkon hapje të listave 100%
Edhe deputetja Rudina Hajdari mbështet qëndrimin e Opozitës së Bashkuar për hapje 100% të listave. Ajo tha se vlerëson se PD -ja më në fund ka mbërritur tek qëndrimi i i opozitës parlamentare për listat e hapura 100%.
Propozimi për hapjen e listave 100% u bë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa PS dhe opozita parlamentare kanë rëndë dakord të hapin vetëm 2/3 e listave dhe 1/3 të jetë e mbyllur për ruajtjen e kuotës gjinore.
”Përpjekjet tona të panumërta kemi dy vite që po përpiqemi të bindim PD dhe PD të hapin listat dhe më në fund u arrit. Tani kemi tre pozicione të gjitha janë pro listave të hapura, aq më tepër kur kemi dhe një iniciativë ligjore që garanton listat e hapura në kuvend. Opozita parlamentare kërkon hapjen e listave 100 %, dhe listat e hapura janë një realitete dhe jam e lumtur që PD erdhën tek qëndrimi ynë dhe u bashkuan rreth kësaj kauze të rëndësishme për demokracinë. Jam e lumtur për këtë ditë”.