Hajdari: Nuk jam pjesë e një partie që ka në qendër një individ
Deputetja Rudina Hajdari kërkon një tjetër mandat, e për këtë së bashku me nismën “Thurje” po krijojnë një parti të re. Hajdari tregon se deri në zgjedhjet e ardhshme partia do të jetë pa kryetar. ”Në zgjedhjet e ardhshme ne të funksionojmë në mënyrë kolegjiale. Të jemi një grup. Në momentin që do kemi zgjedhje, qytetarët shqiptarë do vendosin nëpërmjet votave se kush do jetë kryetari i kësaj partie”. Pa përmendur emra konkret, Hajdari pohoi se edhe opozitarë të tjerë në parlament kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e partisë së re.